Edhe Baftjar Zeqo nuk ka ndërmend të rikandidojë, por nuk ndjek shembullin e Artan Shkëmbit. “Projektet e mia janë deri në qershor”

Postuar në 28 Shkurt, 2015 06:18

Pas kryebashkiakut të Pogradecit edhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo, i cili e drejton këtë qytet prej 3 mandatesh do t’i hapë rrugë kandidimit të një emri të ri për këtë bashki. Gjatë një aktiviteti për firmosjen e një marrëveshje me bashkinë e Janinës Zeqo ka thënë se projekti i tij për drejtimin e Fierit mbyllet në 21 Qershor. “Unë nuk kam parasysh modelet, por kandidimi nuk është as projekt, aspirata ime. Projektet e mia sapo i theksova për deri në qershor"- është shprehur Zeqo. Nga deklarata kuptohet se edhe pse nuk do të rikandidojë Zeqo nuk do të ndjekë shembullin e kryebashkiakut të Pogradecit, Artan Shkëmbi, i cili dha dorëheqjen 3 muaj para përfundimit të mandatit. Baftjar Zeqo do të qëndrojë në detyrë deri në qershor.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.