Nis fushata për zgjedhjet lokale. Premtime nga të gjithë. Kandidatët mbahen ende sekret

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka nisur fushatën elektoral për zgjedhjet lokale të 21 qershorit nga fshatrat e Lezhës. Basha ka bërë edhe premtime, si ai për uljen e çmimit të energjisë, apo edhe punësimin, njësoj si kundërshtarimi vet politik. “Kam nisur sot nga Lezha turin politik të radhës në Shqipëri për t’u takuar e ritakuar me njerëzit, për t’i pyetur, dëgjuar, për të prekur, njohur e vlerësuar sa më mirë dhe sa më drejt gjendjen ekonomike dhe shoqërore të vendit”, tha ai që ka shtuar edhe se “ky tur shërben për të kolauduar sa më saktë misionin dhe pozicionin aktiv si opozitë, për të shkëmbyer mendime, qëndrime dhe zgjidhje”. Kreu i PD-së ka dalë edhe me qëndrime programore që lidhen më shumë me zgjedhjet politike, por që në këtë rast po shërbehen si përvojë pozitive qeverisëse për shqiptarët.“Alternativa jonë është punësimi dhe zhvillimi. Ne jemi partia e taksave të ulta dhe inisiativës së lirë. Ne do të rrisim ndjeshëm investimet për bujqësinë dhe blegtorinë, trasportin ujor, peshkimin dhe industrinë e peshkut, do të rrisim investimet për turizmin”, tha Basha. Siç mund të vihet re, njësoj si në rastin e PS-së, gjëja e fundit që zbulojnë kryetarët janë ata që do kandidojnë, emrat pra, kur këta duhet të ishin ndër të parët që duhet të prezantoheshin. Qoftë edhe sikur për të vlerësuar nëse janë apo jo të aftë të çojnë përpara gjithë këto premtime.
s.z
Comments
Sa medioker qe eshte ky

Sa medioker qe eshte ky njeri...Sales i kishte lezet te pakten...

A jane zgjedhje lokale apo

A jane zgjedhje lokale apo politike?

A valle e di Lulka qe ne zgjedhjet lokale flitet per problemet reale te njerezve si psh jeta ne komunitet (parqet, rrugicat, shkollat, cerdhet, qendrate e argetimit, bibliotekat), transporti lokal, pastrimi, rregullimi i territorit, furnizimi me uje etj etj.

Me siguri kjo fushate do jete fushata e slloganeve dhe fjaleve boshe. Duhet qe Partite te flasin per problemet reale. Me siguri Basha nuk ka se cfare tju ofroje njerezve dhe flet me gjera te pergjithshme (partia e taksave te uleta, partia e lirise, e demokracise) dhe brockulla te tjera.

Psh me siguri ne qytete si Korca, Vlora, Kavaja, Fieri, Shengjini, Velipoja etj do flasin per projekte reale (te bera apo te reja), kurse ne Tirane Lulka do flasi per projektet qe donte te bente, por nuk e la qeveria e Rames, pa harruar qe per dy vjet kur beniamini i vet ishte ne Qeveri Luli beri namin si kryebashkiak (zero me xhufke)

Njerezit duhet te kuptojne dhe tju kerkojne kandidateve projekte reale dhe konkrete, projekte qe synojne permiresimin e jetes se tyre te perditshme.

Sa per gjera te pergjithshme (taksat, ulja e cmimit te energjise, investimet e medha) le ti lene per zgjedhjet parlamentare

Add new comment