Ministria e Energjisë ultimatum impianteve të palicencuara të naftës. Masa për të ndalur evazionin e lartë në tregun e hidrokarbureve

Postuar në 01 Mars, 2015 10:29

“Vizion Plus” bën me dije se Ministria e Energjisë ka paralajmëruar kompanitë që prodhojnë naftë në Shqipëri të mos e shesin atë tek impiantet e përpunimit, të cilat janë të palicencuara, pasi në të kundërt do të gjobiten me 5 milion lekë. “Vizion Plus” ka siguruar shkresën e ministrisë, e cila i drejtohet të gjitha kompanive, duke nisur nga kompania shtetërore “Albpetrol” si dhe të gjitha firmat private që operojnë në këtë treg. Shkak për këtë paralajmërim është bërë fakti se rreth 20 impiante që ofrojnë kryesisht në zonën e Fierit, që merren me përpunimin e naftës dhe nënprodukteve të saj, nuk kanë aplikuar në ministri për të fituar statusin rafineri, edhe pse ligji i detyron. Sipas “Vizion Plus” për këtë qëllim, nga muaji mars, këto impiante nuk kanë më funksion të përpunojnë naftë bruto. Sipas të dhënave, Inspektorati Qendror Teknik do të nisë të kontrollet me qëllim, pezullimin e aktivitetit të tyre pasi nuk kanë respektuar detyrimin ligjor, i cili i kishte lënë afat deri në 23 shkurt. Kjo masë është një përpjekje e ministrisë për të vënë rregull në tregun e hidrokarbureve, një treg ky i shumëpërfolur dhe i akuzuar për evazion të lartë. Janë pikërisht këto impiante të cilat përpunojnë naftë vendi, në një cilësi jo të mirë dhe që e sheshin atë në treg për konsumatorët. E nëse nafta që importohet është e një cilësie të mirë, janë pikërisht këto impiante të cilat bëjnë që ky produkt të përzihet me lëndë të tjera djegëse, duke e kthyer atë në armikun kryesor të automatëve, por edhe ndotjes së mjedisit.

 

l.v

 

http://vizionplus.al/ministria-e-energjise-per-impiantet-e-naftes/

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.