Urdhri i Akuzës për Tom Doshin: Paraqitu në Prokurori, përndryshe do të bëhet shoqërimi juaj i detyrueshëm

Prokuroria i kërkon deputetit Tom Doshi të paraqitet në mënyrë të detyruar sot në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë. Ndryshe nga sa u shpreh Doshi se te enjten do te dorëzoje vullnetarisht provat, ndaj deputetit ka një fletëthirrje nga organi i akuzës ku i kërkohet te paraqitet në po ketë dite, ora 08:00 e mëngjesit. Urdhër – paraqitja është lëshuar nga dy prokurorë: Manjola Kajana dhe Përparim Kulluri. Arsyeja e lëshimit të “Urdhërparaqitjes”, shprehimisht është: “Për t’u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e kryerjes së veprës penale për qëllime të hetimit të procedimit penal nr.63 të vitit 2015 për veprën penale të “Vrasja e funksionarëve publikë”, të mbetur në tentativë të parashikuar nga neni 79/a dhe 22 të Kodit Penal.” Po ashtu, në të thuhet se “në rast mosparaqitje ditën dhe orën e caktuar, pa patur pengesa të ligjshme, paralajmëroheni se në bazë të nenit 312/2 të K.Pr.Penale do të urdhërohet shoqërimi juaj i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore”.
l.v
Add new comment