"The Times": Vuçiç konsideroi puçin ditën e zgjedhjeve

Postuar në 28 Tetor, 2026 21:00

Zgjedhjet në Serbi nuk kanë kaluar aq qetë sa u raportua, ndonëse Aleksander Vuçiç pranoi humbjen 90 minuta pas exit polleve.

Sipas gazetës “The Times”, Vuçiç konsideroi mbajtjen me forcë të pushtetit, por në fund u tërhoq. Sipaa gazetës britanike ish-presidenti serb ka patur disa telefonata nga BE, por me rol përcaktues në pranimin e humbjes ka qenë Viktor Orban. 

Për të vënë në zbatim planin Vuçiç dislokoi 4000 policë shtesë dhe 3000 trupa sigurie në Beograd si masë kontrolli. 

Spasoje Vulević, ish-kreu i njësisë së antiterrorit në Serbi ka pohuar se këto lëvizje flasin për idenë e një puçi dhe mosnjohje të zgjedhjeve. Sipas gazetës situata ndryshoi rreth orës 21:30 të datës 25 tetor kur trupat u larguan nga rrugët. 

Radomir Saiçiç, një nga kandidatët kryesorë të Listës Studentore shprehet se një ndër arsyet e tërheqjes ka qenë edhe presioni i zyrtarëve të policisë sipas të cilëve plani do të përfundonte keq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.