Aman, qani larg televizioneve!

Vendim i turpshëm! Marre! Kjo nuk është drejtësi. Thirrje të tilla qarkulluan sot nga pjesë e politikës shqiptare që është mësuar ta shohë drejtësinë në filxhan të kafesë. Mirë kjo, kur hajdutët bëjnë moral, por ne sot pamë edhe nga ata që qajnë. Ngashërimi i Taulant Ballës ishte kapitull i veçantë anatomie, diçka që duket si vëllimi II i z. Balla. Është shumë. Mjafton kryevepra e vëllimit I.
Mjafton mënyra si i kemi njohur këta gërxho në jetën publike, mbajini emocionet për vete! Private. Se sinqerisht, kudo t'u shohësh nuk i vjen kujt keq. Jeni sendet më të shtrenjta në këtë vend. Kaq.
s.zaimi

Add new comment