Palloshi i gjatë - Veliki paloš

Postuar në 15 Shtator, 2026 20:52
Lis Bukuroca

 

Në një avion Tiranë–Napoli, një i ri shqiptar paska gabuar shumë. Paska kritikuar kryeministrin. Dhe, sipas dëshmive të raportuara nga Gazeta Dita, përgjigjja nuk paska qenë një kundërargument apo një buzëqeshje prej lideri. 

Ia kishte futur thonjët në qafë dhe dorëzuar karabinierëve. Ai i kishte thënë: “Të q***a robt, o Edi Rama” Pastaj kryeministri, ishte bërë rrugaç si rrugaçi dhe i kishte thënë: „“Të zhduk!“

Ai e paska kërcënuar me seks, Rama me eliminim! Në demokraci, qytetari ka të drejtë të flasë.  Edhe kur kritikon ashpër. Edhe kur nuk të pëlqen fare ajo që thotë. Kritikën mund të kundërshtohet me fjalë. 

Mund të bëhet ironi.  Mund edhe të të injorohet. Por qafa e qytetarit nuk është vegël e Palloshit. Palloshi i gjatë (Veliki Paloš, serbisht) ndoshta mendon se madhështia matet me gjatësi dhe pushtet. Në demokraci, madhështia matet me aftësinë për të duruar  një qytetar që të thotë në sy atë që nuk dëshiron të dëgjosh.

Kur qeni leh, hiomo sapiens nuk ia kthen me lehje!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.