Netanyahu: Për 7 tetorin fajin e kanë shërbimet tona sekrete
Pak orë pasi gazeta “Haaretz” publikoi lajmin se Beniamin Netanahy ishte informuar paraprakisht për 7 tetorin, ky I fundit ka dalë në një intervistë për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve.
Sipas tij, “shenja kishte shumë”, por asnjë prej drejtuesve të shërbimeve sekrete izraelite nuk raportuan saktë mbi atë që po vinte në mënyrë që ajo ngjarje të shmangej.
Netanyahu është shfaqur disi më i pasigurtë se zakonisht, teksa ka vënë theksin te fakti se “ka patur disa fërkime” me krerët e shërbimeve, pa sqaruar se për çfarë është fjala, ndërkohë që për 7 tetorin, u përfol qysh atëherë, se ajo i shërbeu kryeministrit izraelit të shmangte gjykimin për korrupsion.

Add new comment