BE shqyrton rregullat e reja të anëtarësimit më 15 tetor

“Politico” raporton se zgjerimi i bllokut europian mund të kërkojë rregulla të reja për t’u përmbushur nga vendet kandidate. Gazeta citon burime nga Komisioni Europian, sipas të cilave në datën 15 tetor, liderët europianë do të takohen në kuadër të Këshillit për të vendosur mbi rregullat e reja që synojnë ndër të tjera të shmangin penetrimin e ndonjë anëtari të ri që luan “Kalin e Trojës” në bllok.
Presidenca e von der Leyen është shumë optimiste për zgjerimin, por ajo ka ndeshur me skepticizmin e disa vendeve që nuk duan të krijojnë situata të ngjashme me Hungarinë. Mbi këtë skepticizëm, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka propozuar anëtarësim pa të drejtë vetoje.
Vendet candidate negociojnë 33 kapituj të ndarë në gjashtë blloqe dhe aktualisht në vijë të parë është Mali i Zi, që negocion prej 14 vjetësh.
s.zaimi

Add new comment