Merz: Projektbuxheti i BE-së është i papranueshëm

Postuar në 28 Korrik, 2026 19:55

Kancelari gjerman Firedrich Merz ka kërkuar shkurtim të buxhetit të propozuar të Bashkimit Europian nga 2 trilionë euro në disa qindra miliardë. Sipas tij është e papranueshme që në institucionet e BE-së të buxhetohen 2 500 vende të reja pune, ndërkohë që ka shtuar se reduktimi buxhetor:

është esencial

Merz ka deklaruar se qeveria gjerman ka ndërmend të shkurtojë me 8% stafin e vet qeveritar deir më 2029, një qasje që kërkohet edhe prej BE-së. Kërkesa e tij u bë gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Irlandës, Micheál Martin, vend që mban presidencën e radhës së Unionit dhe që ka detyrën të përshtatet me pretendimet e vendeve anëtare.

Ne do t’i qasemi kësaj detyre me frymën e duhur, marrëveshjet duhet të jenë të mundshme deri në fund të vitit

ka thënë ai.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Eshte sfida e zakonshme e viteve te fundit ku burokracia e Komisionit Evropian, me fon del Layen ne krye, që harton dhe propozon buxhetin afatgjatë të BE propozon e kerkon gjithnje e me shume. metoda klasike per ti zgjatur jeten klases se vet. Nga ana tjeter jane gjermani, France, itali, holande etj, qe jane kontribueset te cilat jane kunder. Interesante eshte qe keto lloj planesh mbrohen ne emer te demokracise nga grupi i madh i qeverive gjithmone perfituese me Rumani, greqi, kroaci sloveni, bullgari etj
Kjo eshte edhe aresyeja qe s;ka per te ardhur kurre ajo dite qe BE te jete vertete nje force konkuruese per SHKA apo Kinen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.