Ne jemi të grekut!

Një ditë pas protestës në Tiranë, të cilën shumë prej njerëzve të afërt të kryeministrit e interpretoi si të frymëzuar nga grekët, Edi Rama ka moderuar gjuhën duke pranuar se të gjitha palët janë legitime dhe se duhen dëgjuar.
Por pse iu desh dje të ngrinte kauzën greke? Përgjigja gjendet te masiviteti në protest të cilën sot kanë dalë ta menaxhojnë kukullat e radhës që flasin për brande ndërkombëtare e kështu me radhë.
Duke bërë sikur nuk kuptojnë se nuk del kush kundër resorteve dhe zhvillimit kur prona është realisht private, por kur këto resorte e projekte ngrihen mbi pasuri publike, mbi zona me rëndësi dhe kur pas tyre qëndrojnë njerëzit e Edi Ramës.
Fotoja e shpërndarë dje që sot deklarohet se është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale ilustron se deri ku mund të shkojë një qeveri që është asgjë më shumë se grup interesi në këtë lodër të zhvatjes dhe shpërfytyrimit të vendit.
Një qeveri që teksa pretendon se projekti është në majën e aritekturës nuk preferon të japë llogari dhe të bëjë transparencë por të dalë e njollosë një shoqëri të tërë që kundërshton. Dhe ky quhet kryeministri i Shqipërisë…
s.zaimi

Comments
Po e nis eshtu komentin " ...
Po e nis eshtu komentin " ... e njollose nje shoqeri te tere qe kundershton". Kjo nuk eshte shoqeria e tere. Kjo eshte nje amalgame individesh e interesash nga me te cuditshmet; imagjinoni: Altin Goxhaj ne proteste me Adriatik Llapaj dhe Arlind Qorin dhe mashtruesin Agron Shehaj....! Keta spurdhjake na qenkeshin "shoqeria e tere qe kundershton" , i nderuar zoti Zaimi?! Eshte shume e lehte te spekulohet ne kete rast, sepse kemi te bejme me nje Kryeminister te diskretituar boterisht si super-i-korruptuar; por kjo nuk mund te sherbeje si argument per te hedhur poshte cdolloj investimi, qe mund te jete edhe i paster ne vetevete, dmth i pandikuar nga interesa korruptive. Une nuk e di rastin konkret, por nuk jam me ngutjen per ta deligjitimuar.
Keni te drejte. Jane nje
Keni te drejte. Jane nje pakice e zhurmshme. Shumica e heshtur eshte pro resortit.
Add new comment