Mali i Zi/Bllokohen për 6 muaj transmetimet e televizionit serb "Informer"
Agjencia malazeze e Shërbimit të Mediave Audiovizive ka ndaluar për gjashtë muaj transmetimin e "TV Informer" në territorin e Malit të Zi. Këshilli i Agjencisë vëren se masa u mor në zbatim të ligjit për shkeljet e Konventës Europiane për Televizionet Ndërkufitare që kërkon nga këta të fundit të respektojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat themelore të njeriut dhe që ndalon përmbajtjen që përhap urrejtjen, intolerancën dhe diskriminimin.
Vendimi është marrë si pasojë e transmetimt të dokumentarit: “Referendum: NJë histori e Lirisë së Shpikur” që është vlerësuar si “pjesë e një modeli më të gjerë kontrovers nga ky televizion” që posedohet nga kompania serbe “Insajder”.
Agjencia ka nisur procedimet ndaj mediave lokale, “Tv Adria” dhe “Tv Prva” që kanë transmetuar të njëjtin material.

Add new comment