800 000 shtëpi bosh në Greqi

Postuar në 19 Maj, 2026 14:45

Ministria greke e Kohezionit Social dhe Familjes raporton se në vend janë 800 mijë shtëpi bosh, një shifër që përfaqëson 12% të të gjithë stokut të banesave në Greqi.

Të dhënat i ka përcjellë në fakt drejtoresha Mando Zisopoulou sipas të cilës numri në fjalë mund të shërbejë për të amortizuar krizën e strehimit në vend. Sipas saj banesat që rrinë bosh nuk janë në zona presioni social por në Egjeun juglindor apo në ishujt Jonianë.

Në aspektin teknik, stoku në fjalë në një pjesë të madhe, 22% janë ndërtuar para viteve ’60, 1/3 e tyre mes viteve ’60-’80 që sugjeron se kanë nevojë për fonde masive për rikonstruksion dhe rinovim. Qeveria greke po planifikon një fond prej 500 milionë eurosh për rinovimin e një stoku të cilën Zisopoulou e quan “thesar i fshehur”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.