Çeta Plakë e Saliut!

Postuar në 04 Maj, 2026 16:55

Zgjedhjet e PD-së në Korçë dështuan. Listat e zgjedhëve kishin probleme. Berisha është vetëm në garë dhe e quan garën më demokratike ndonjëherë.

Disa kandidatë u nxorën jashtë dhe tani marshi personal i z. Berisha nuk ndalet nga asgjë, veçse nga friksioni i ditëve kalendarike.

Nisi si një parti intelektualësh dhe demokratike, po e mbyll si Çeta Plakë e Saliut. Me belçikë të shtangët si Flamur Noka në qitje të parë.

Comments

Submitted by Skypion (not verified) on

Nisi si nje parti intelektualesh dhe demokratike. Po, por ata intelektuale i ben puc Sali Berishes, mbase pucin e vertete, meqe doktori flet si shpesh per puce. Duke shfrytezuar mungesen e "dy malokeve", Berishes dhe Hajdarit, "intelektualet" mblodhen kryesine e vogel per te zgjedhur kryetarin e pare te PD-se, sepse nuk duhej lene PD-ja e intelektualeve ne dore te malokeve!
Ata qe u nxoren jashte, ose do ta benin qesharake garen, pra nje farse, ose ishin skutha si Salianji, qe ka qellime te tjera nga c'thote ( do te krijoje edhe ay cifligun e tij personal si Agron Shehaj). Ketu nese ka ndonje qe ta besh me faj, jane figura te tjera te rendesishme ne PD, porqe nuk duan te garojne perballe Berishes, me argumentin se eshte e kote, meqe eshte e sigurte se do humbasin; ky po qe eshte mekat; te gjithe e dime se fiton Berisha, por te pakten te kishyn hyre per te pare se c'peshe politike kane ne parti; por as kete nuk kane guxim ta bejne; dhe ketu s'ka te beje as Berisha as Noka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.