Ilir Meta nuk është më Ilir Meta

Postuar në 27 Prill, 2026 18:24

Jam Ilir Meta unë o budallenj!

Kjo është fraza e fundit politike e ish-presidentit të Republikës. D.m.th fraza e fundit politike e Ilir Metës që njohim të gjithë. Pasi ai që pamë sot në seancë gjyqësore është diçka tjetër. Një krijesë që tranzituar nga Ilir Meta me një psikologji të re që gërsheton Gollumin me Andrey Chikatilon.

Ai që pamë sot në seancë, me të gjithë repertorin e gjestikulacioneve, lëvizjen e syve dhe posturën, përfaqëson diçka të re. Një anatomi që është avantposti i tretësirës njerëzore që ka brenda si ingredient Metën, të burgosurin, të dëmtuarin, të zbrazurin nga çdo sentiment.

A mund të flasim për keqtrajtim? Jo. Mund të flasim për një të transformuar në mënyrë të paprecedentë, aq sa mund të thuhet se në Ilir Meta ka humbur njerëzoren në këto muaj burgosjeje.

Dje ishte dje, sot është sot. Dje ishte Ilir Meta, sot nuk e di më kush.

s.zaimi 

Comments

Submitted by Skypion (not verified) on

"A mund te flasim per keqtrajtim? Jo." E tmerrshme! E tmerrshme se me sa lehtesi e thoni kete! Nuk po vazhdoj me tutje, sepe te gjithe e dime sesi eshte trajtuar, qe nga arrestimi i tij si te ishte nje vrases ne mase e deri tek mbajtja ne kafaz po sikur te ishte i tille.

Submitted by tos (not verified) on

O coco jambo me cfare realiteti jeton ti?
ky ka vrare, pa vrare (se per te vjedhur e kane zene me duar ne vazo ).
e kane arrestuar sic i takonte, se ishte bere garipi president qe zhvishte polica e i rihte, hynte ku te donte me dhunen e kariges qe nuk e ka leshuar asnjehere: ky hajduti par ekselence i LSI.
ndertoi nje bande hajdutes e taksavenes qe te rjepte ne gjithe procesin e shtetit.
llapte sikur kishte cliruar skraparin e dendej ne vilen e Lalezit perkrah saliut ... ne fakt ky e kishte mare me te madhe e me te beshme, bashke me ullijte shekullore qe ajo vroma grua e tij nuk i linte njerezit te i fotografonin tek kalonin.

e kupton qe kjo eshte me e pakta qe mund ti bejne ketij miu gjirizi? koke shtange qe nuk solli nje here stabilitet, mbushi xhepin e vet, e sot njerezit nuk i kane 50K euro te duan te dalin si ky.

Te isha une polic e ta shihje si do e arrestoja bashke me ate ruspine e tij. une qe jam dhe empatik ...
Ore keshtu i pafshim dhe Ramen dhe Saliun dhe tere ushkurin e pandallonave te tyre ne te tre e kater anet (PS PD LSI ... e ku e di une).
Ska faj kina qe i shkon ne sater keta te korrupsionit qe shkaterojne nje komb te tere, dhe ky jo e ka mbushur kupen ... po e ka derdhur ne tere keto vite. Shpresoj ta shoh nje here jashte te shperfytyruar e te ikur nga trure duke bere shqiponjen qe nuk ka asnje gje te perbashket me shqiponjen time... ky pseudo patrioti.
Do me vinte keq per te, po qe se pendohej dhe tregonte dhe 1000 menxyra/afera per te cilat nuk ka letra gjykata, se burgun i takon ta beje kokerr me kokerr.
ja keshtu o derman! e kupton qe vdekja me vjen nga fytyra si ky?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sot eshte Ilir Metaj e djeshmja vate bashke me Monen.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ky fantomas duhet te laj mekatet per helmimin qe i beri Dritan Priftit. Tom Doshi qesh tashme kur sheh kete lugat qe ka marre sozine e Gollum dhe eshte shnderruar ne Lord of the cell.

Submitted by Skypion (not verified) on

Si nuk e kuptojne shqipot nje gje kaq te thjeshte dhe elementare: cdo individ, cilidoqofte ay (madje edhe krimineli me i madh) ka te drejten e nje procesi te rregullt ligjor dhe nje trajtimi po sipas ligjit. Ky eshte parim themelor i botes, se ciles, ne themi se i perkasim, pra botes perendimore. Ilir Meta nuk i ka pasur asnjeren nga keto; qe nga arrestimi, trajtimi qe i behet ne qeli e deri tek paraqitja si e nje vrasesi serial ne kafaz ne seance gjyqesore. Shqetesimi qe ngriten shume vete keto dite ( e kam fjalen per ata qe nuk e kane me hile), pervec te tjerash eshte edhe shprehje e nje frike te brendshme instinktive, krejt te natyrshme te nje njeru, kur veren qe kur kjo i behet nje ish-presidenti apo ish-kryeministri, ay vete do te ishte krejt i pambrojtur nga dhuna shteterore; pra, duke "mbrojtur" Ilir Meten, ne kete rasti, ai, cilidoqofte "ai", don te mbroje veten e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.