Kaliningradi, me rëndësi jetike për Rusi-Bjellorusinë. Naryshkin: Përgatitje njësoj si para Luftës II
Kreu i shërbimit rus të zbulimit, Sergey Naryshkin ka përshkruar situatën mes unionit Rusi-Bjellorusi dhe Bashkimit Europian si shumë të tensionuar dhe me përgatitje ushtarake të ngjashme me ato të para Luftës II Botërore.
Ne shohim rritje të militarizimit të ekonomisë në shtetet balltike dhe Poloni, rritje e ndërtimeve ushtarake në process dhe mobilizim potencial të territorit të shteteve balltike dhe Polonisë në zhvillim
ka thënë ai, në një deklaratë që citohet nga TASS.
Më tej akoma, Naryshkin ka vënë theksin sidomos te Polonia, një shtet me qasje përherë e më agresive në raport me Rusinë.
Duhet t’ju kujtoj se kjo ishte saktësisht sesi u zhvilluan ngjarjet në prag të LIIB, megjithatë sulmi ndaj Polonisë erdhi jo nga Lindja, por nga Perëndimi
ka vijuar ai.
Diskutimet janë bërë në kuadër të një takimi të përbashkët mes shërbimeve ruse dhe bjelloruse në kuadër të të cilave është nënvizuar rëndësia jetike e rajonit të Kaliningradit, siguria e të cilit është pjesë kritike e punës së shërbimeve në fjalë.

Add new comment