Në kurbë rënëse
Armëpushimi i njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump në konfliktin me Iranin, po shpaloset në çdo orë si një minë që mund të detonojë krizë politike të thellë në të dyja vendet që nisën sulmet.
Së pari, nuk ka një ide të qartë se si erdhi puna në një armëpushim të ndërmjetësuar nga pakistanezët, në kushtet kur fushata nisi me premtime maksimaliste të shkatërrimit të programit bërthamor Iranian dhe ndryshimit të regjimit.
Së dyti, Irani nuk e ka respektuar armëpushimin nisur nga fakti se ai po kërkon ndalimin e sulmeve në Liban. Një vlerësim që e prezanton Teheranin si aktor shumë të interesuar për paqen dhe mbrojtjen e aleatëve të vet.
Së treti, nuk ka një analizë të besueshme për dëmet reale që i janë bërë Iranit, ndërkohë që ai kontrollon ende Ngushticën e Hormuzit dhe madje tarifon aty anijet që kalojnë me një pagesë që duhet dhënë në juanin kinez. Një politikë e tillë është hapur kundër interesit të SHBA dhe mbetet e paqartë se çfarë arrihet me këtë vendim.
Së katërti, armëpushimi u arrit pa praninë e Izraelit, një akt ky logjik nisur nga natyra e politikës izraelite në rajon dhe asgjësimi I lidershipit iranian si objektivi kryesor.
Marrë së bashku me krizën e çmimeve të naftës, armëpushimi ka dhënë kohë për të parë me qetësi se asgjë nuk u arrit. Kërkesa e bërë në SHBA për largimin e Trump, acarimi i dukshëm me Izraelin e një pjese të madhe të aktorëve politikë në SHBA dhe fakti se tashmë lufta ka hyrë në fazën e llogores dhe lojës së nervave, konfirmon se basti i madh i Netanyahut dështoi. Izraeli gjendet i ekspozuar më shumë se kurrë ndaj një mosbesimi radikal ngado, me një aleancë të dëmtuar me SHBA dhe me një inventar kriminal që nga 7 tetori. Pa një fitore dhe një triumf që do t’i jepte Trump naftën iraniane dhe Izraelit zgjerim territorial si dhe nxjerrje nga loja të një aktori si Irani.
Sigurisht që është ende herët për të thënë se Netanyahu ka dalë nga loja e pushtetit, por ai ka konsumuar fuqinë e tij kryesore duke provuar se është një takticien shumë I mirë, por një politikan që nuk arriti të bëhej dot burrë shteti për ta nxjerrë Izraelin nga faza e përjetshme kontestimit.
Do të duhet të pranohet se Irani nëse e kalon këtë fazë deri në fund, afirmohet në skenën ndërkombëtare si fuqi me sovranitet të ri politik dhe strategjik duke u rikonfiguruar si partner kyç për të gjithë ata që kanë ineresa në Gji. Më e rëndësishmja, as Izraeli dhe as SHBA nuk kanë një pikë fundore për operacionin ushtarak që nuk ka objektiva realë, ndërkohë që Teherani ka mbijetesën dhe mandej kushtëzimin strategjik të të gjithëve në një rajon ku ai është kundërshtuar që nga 1979.
s.zaimi

Comments
Ne artikull duhet korrigjuar
Ne artikull duhet korrigjuar 'jeni kinez' se mund te ngaterrohet me jenin japonez (Yen) JPY. Monella kineze eshte juan (yuan-Renminbi) CNY.
Po, falemnderit!
Po, falemnderit!
Argumenti kryesor qe perdorin
Argumenti kryesor qe perdorin kritiket e Trump, eshte ai i "premtimit maksimalist". Eshte e njohur kjo teknike, ku per te hedhur poshte nje argument, merret si premise nje sajese. Kjo vazhdon edhe me tutje, kur prape armpushimi i perkohshem merret si i perhershem. Ne nuk dime se cfare ka pikerisht ne mendje Trump dhe ekipi i tij. Ajo qe dime me siguri eshte kjo: eshte dekapituar koka e regjimit iranian, lideri suprem me rreth 50 krere te larte te regjimit; eshte shkaterruar forca ajrore e regjimit plotesisht ( keni degjuar gje per ndonje avion iranian te beje kete apo ate?!); eshte shkaterruar gjithashtu forca detare e tij ( ska anije, pervec barkave te vogla qe tinez vendosin mina ne gji); eshte stopuar programi berthamor; eshte gjymtuar ekonomia e tij; pra eshte nje regjim i sakatosur ne krahe, kembe e trup. Ne keto kushte eshte kerkuar ky armepushim; regjimi e pranoi vetem pas kercenimit te Trump se do te shkaterronte plotesisht infrastrukturen ekonomike te tij, dmth se do t'i priste buken, ujin dhe ajrin. Kjo qe po ndodh ne gji eshte iluzion i perkohshem; regjimi iranian nuk ka shans qe ta kontrolloje me si me pare; po ashtu as nuk behet fjale per te vazhduar me programin berthamor; vete ata e dine shume mire kete; me mire se kushdo tjeter. Te vetmit qe nuk e dine, apo bejne sikur, jane kritiket e Trump, te cilet vezhgojne me lupe per te gjetur dicka, qe te vertetojne profecine e tyre, se Trump do te deshtoje.
Ca verejtje dashamirese: Izraeli eshte perhere ne "faze konstestimi"; jo Netanjahu, por edhe Moisiu vete po te ringjallej, nuk do te mund ta nxirrte nga kjo "faze kontestimi"; keshtu do te jete perhere. Nuk ka asnje shans, per te mos thene se eshte tejet naive per te thene "do te duhet te pranohet"; sepse, si mund te konsiderohet nje "fuqi me sovranitet ( te ri, pale!) politik, nje regjim i gjymtuar, i sakatosur, ulok?!
P.S: nuk duhet ngutur, si ne rastin e pilotit, qe te gjithe urrejtesit e Trump nxituan ta quanin nje deshtim dhe nje turperim te tij dhe te vete SHBA-se; por pastaj u ngriu buzeqeshja ne buze, kur operacioni i shpetimit te tij doli si me spektakolari ne historine e ushtrise amerikane.
Dekapitimi eshte metoda
Dekapitimi eshte metoda Israelite qe ky shtet ka ndjekur gjithmone dhe nuk ka sjellur asnje dobi pervec se agresivitet me te larte nga kundershtari. Kete metode ndoqi edhe Trump ne Iran duke degjuar Bibin por i doli deshttim.
1 nderrim regjimi me vrasjen e lidereve ( te nje plaku qe ditet I kishte te numeruara dhe jetonte ne shtepi te tij pa roje).
- solli nje regjim akoma me agresiv, individ td rinj qe jane me te ashper. Para tre muajve qeveria iraniane ( sice kane te zyrtarizuar) kishte zgjedhur zevendesues per cdo zyrtar qe mund te vritej. Biles edhe zevendes te zevendesuesve.
2 irani nuk ka se perse te perdor avione. Ka deklaruar se vetem me Drone e raketa do te kunderpergjigjet. A Avionet jane ne tunele.
3 anijet po ashtu jane ne tunele, sic eshte edhe armata e droneve nenujore. ( jane shkaterruar vetem 5 lufteanije te vjetra qe ishin jashte perdorimit, vetem per trajnim, dhe te dokuara ne porte).
4 irani nuk e dorezon dhe as abandonon perdorimi e energjise nukleare, perfshi ketu kauzen per Palestinen. Jane 2 gjera qe nuk ben kompromis.
5 Hormuzi ishte i hapur, u mbyll dhe gjithshka ndryshoi nga Trump dhe Bibi. Te pellasi Trump e tectjere5, tashme gjithshka ka ndryshuar ne favor te Iranit.
Kjo ngushtice nuk ruhet nga anije ( nga ana iraniane), sepse nuk eshte nevoja. Nga malet ne vijen bregdetare goditet shume lehte edhe nje barke e vogel. Kete gje e di shume mire edhe USA.
6 operacioni gjoja per shpetimin e Kolonelit ishte nje rrene nga regjimi I shtepise se bardhe.
Ky operacion desktop ne rrembimin e uraniumit, I kushtoi miliona dollars perfshi edhe humble ne jete njerezish.
7 Amerika mund te shkaterroj cdo gje ne Iran, ujin, energise e gjithshka qe nevojitet. Irani e ka deklaruar se vendet vasale te gjirit me diktatura familjare nuk do te rezistojne 2 dite si kunderpergjigje ndaj tyre ne desalinimin e ujit, dhe ne centralet e energjise. Ku cdo gje eshte ne rere, e pambrojtur.
Se fundi, Irani nuk eshte Maduro e as arabistan. Jane vend me civilizim mijeravjecar, zgjodhen islamin si fe te tyre. Njesoj si Evropa Krishterin. Islamin e gershetuan dhe e perputhen me kulturen e tyre, e bene fe moderne ne literature, mjekesi, kimi, filozofi e kudo. Nuk e lane si beduinet e arabise qe kur nuk kane uje pijne shurren e devese. Mbi te gjitha jane komb martir.
Para 3 ditesh Prof M S Marandi tha se: " Ne iran cdo gje eshte e thjeshte te rindertohet. Sepse e kemi ndertuar pa pajisje te importuara, por vendase. Kurse vendet e gjirit gjithshka e kane te shtrenjte dhe te importuar.
Add new comment