Makina luksoze e Ermal Hoxhës, një “Corvette” kabriole, në klipin e Bleros

Postuar në 14 Mars, 2015 02:52

“Balkanweb” shkruan se çështja e arrestimi i Ermalit, nipit të Enver Hoxhës, nuk ka mbetur aspak në hije edhe pse kanë kaluar disa muaj. Krahas organeve të drejtësisë dhe politikës, nuk kanë munguar edhe lajmet nga shtypi rozë që e kanë trajtuar arrestimin e bashkëshortit së këngëtares Rezarta Shkurta. Lajmet rreth jetës luksoze që çifti bënte zunë vend menjëherë në faqet e para të gazetave. Ish­kryeministri Sali Berisha ishte ndër të parët që publikoi fotot e makinave që përdorte Ermali. “Balkanweb” shkruan gjithashtu se ajo që ne na ra në sy është se njëra prej tyre është përdorur edhe në një videoklip. Kjo makinë e markës “Corvette” është përdorur në klipin “Fire” të Bleros në bashkëpunim me Areva Gaçin. Deri më tani asnjë nga familja Hoxha nuk i ka konfirmuar që realisht që këto makina i përkasin realisht Ermali. Ndërkohë që “Balkanweb” hedh dyshimin se nëse do të ishte kështu, do të kuptohej se Rezarta ka qenë ajo që i ka bërë një ‘nder’ Bleros, duke i huazuar për klip makinën luksoze.

 

http://www.balkanweb.com/site/makina-luksoze-e-ermal-hoxhes-ne-klipin-e-bleros/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.