Jorida Tabaku flet për vëllazëri të shqiptarëve me arabët

Postuar në 01 Mars, 2026 12:04

Regjimi iranian është goditur rëndë dhe është poshtëruar thuajse në mënyrë të pakthyeshme. Vraja e liderit fetar përfaqëson një ndarje tektonike në relacionet e së ardhmes mes iranianëve dhe amerikanëve, pasi është e qartë se një asgjësim i tillë nuk justifikohet me asnjë prerogativë dhe asnjë interes. Historia do ta shënojë një gjë të tillë gjatë.

Por historia do shënojë edhe lehjet e qenve të kazanëve siç janë politikanët në Tiranë. Kryeministri Edi Rama, një nevojtar i madh për mbështetje dhe imunitet ka kuisur menjëherë pas nisjes së sulmeve duke kërkuar një rol publik që nuk ngre peshë veçse si shënim në kartën e regjistrimit.

Ai është shprehur i shqetësuar për sulmet ndaj Dubait të tij të dashur, prej nga ku vjel modele zhvillimi dhe vendos bashkëpunime personale.

Më interesante akoma, një reagim ka bërë edhe PD-ja, kështu si nëpër të, ndërkohë që në rrjetet sociale ka patur shprehje të tjera, nga ato që i ngjajnë bidonit të radhës së dikurshme të vajgurit. Një ndër këto është edhe Jorida Tabaku  e cila në rrjetin X, teksa dënon regjimin iranian si terrorist dhe destabilizues, përsërit kopjen e vetme që qarkullon sot për gjendjen e krijuar: Irani donte të krijonte bombën bërthamore dhe SHBA me Izraelin e ndaluan. Irani thotë Tabaku, e cila do ketë qenë pa gjumë gjithë këto vite për shkak të Iranit, duhet të ulet në tryezën e negociatave. Por ajo që të befason është gjuha që zgjedh njeriu në fjalë për të përshkaruar sulmet iraniane ndaj vendeve të Gjirit.

Ne solidarizohemi me shtetet mike dhe vëllezër të Gjirit. Paqja kërkon qartësi dhe qartësia nis me ndaljen e agresionit

shkruan ajo.

Cilët shtete vëllezër kanë shqiptarët në Gjirin Persik, di të na thotë njeriu në fjalë? Trashëgimia më e madhe hisorike e shqiptarëve nga ai rajon janë orientalizmat në gjuhë, që janë thuajse plotësisht të huazuara nga gjuha perse. Për ironi, Tabaku si emërtesë vjen nga një fjalë e shekullit të 9-të arabe, ṭubbāq, me ç’rast ndoshta kuptojmë edhe vëllazërimin që shpall kjo zonjë.

Jorida Tabaku nuk përfaqëson ndonjë gjë në politikë. Por ajo përfaqëson një etalon të qartë në kulturën politike të shqiptarëve: bëj sikur nuk kupton, shtiru, vendos maskën, krijo imazh, fol si duhet e jo se çfarë mendon, mbaje mirë me të gjithë. Tymi drejt në shtëpinë time! Megjithatë kjo sjellje oborri në kohën e lirisë, është për të ardhur keq, por edhe shpjegon pse ne si shoqëri kemi merituar kaq pak në histori. Është për të ardhur keq kur sheh sesi njerëz si kjo Tabaku ngjajnë kaq shumë me Edi Ramën në përuljen ndaj padronit të radhës, ndonëse krekosjen publike e shesin për të madhe. Madje prej dere të madhe! Për një rastësi ndoshta, në zgjedhjet e fundit zonja në fjalë u përfol se u ndihmua nga e majta, por pa u konfirmuar zyrtarisht. Vëllazërimi ka shumë degë në Shqipëri. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Marsi (not verified) on

Nuk e di pse e paskeni kap me ket Tabakun. Per shkak te perkatesise politike, partise ku aderon apo me keq akoma, liderit partiak qe i shkon nga pas, ajo mund te kete shume kusure. Po ne rastin konkret nuk me duket se ka ndonje rresht per kritike ne mesazhin e saj. Mesazh politik ishte. Nuk merreni me c'ka thon po te vriskan vellazerimi me arabe. Ne shkallen e miqesise e vellazerise nuk jane ne shkallen e Turqise psh, po dy here me lart se keto malazez e serb e grek qe sua pame nji here nje te mire jane.
Keta evropianet pastaj, prap nuk behetsh mire kurre sado mire te shkosh e te vish me ta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.