Nuk di gjë për AKSHI-n? Ndaj edhe t'i pezullojnë të tjerët!

Në prezantimin e drejtorit të ri të Agjencisë së Shoqërisë Kombëtare të Informacionit, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera tha se:
Desha të vij vet për të bërë një falënderim shumë të madh për Mirlinda Karçanajn, që ka punuar pranë meje për dy dekada e më shumë, të cilën e njoh si një nga njerëzit më të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend.
Linda ka qenë gjithnjë e para që vinte në punë dhe e fundit që largohej nga puna. Jam i pikëlluar për atë gjithçka ajo po kalon, në radhë të parë për agresionin barbar të portaleve, rrjeteve, dhunës verbale, që e asociojnë për gjëra që s’kanë asnjë lidhje me Lindën. Unë s’kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e kompanive të përfshira në hetim, por kam dijeni për faktin që Linda është nënë e vetme me dy fëmijë, ka një karrierë nga më të shkëlqyerat në shërbimin publik
Si mundet një kryeministër, që i thotë vetes se është shërbëtor i Shqipërisë të flasë kështu për një funksionar publik nën hetim dhe akuzë? Zoti Rama e ka patur zonjën Karçanaj nën varësi direkte, siç ka patur edhe Ergys Agasin, dikur. Sot që të dy janë nën akuzë kryeministri rrëfen aspekte të jetës personale të Karçanajt. Cili epitet i shkon për shtat këtij shejtan budallai?
Nëse z. Rama me të vërtetë nuk di detaje të aktivitetit të kompanive të përfshira në hetim, kjo nuk ka problem. Sepse edhe nuk ka pse t’i dijë. Por z. Rama duhet të dijë detaje të aktivitetit institucional të vartësve, sepse e ka për detyrë, e ka për detyrim dhe përgjegjësi, dhe sepse po nuk i diti ia arrestojnë apo ia pezullojnë.
Për të ardhur keq që vartëset e zotit Rama e kanë parë përherë atë si liderin e adhurueshëm. Ky është lideri, ky Parid që ia mbath me të parën!!!
s.zaimi

Add new comment