Nuk më dhatë Nobelin, po marr Groenlandën
Sot ka bërë bujë një letër që presidenti i SHBA, Donald Trump i ka nisur kryeministrit norvegjez, Jonas Gahr Store, përmes së cilës shpreh një arsye personale se pse ai po bën demarshe ushtarake ndaj Groenlandës.
Duke patur parasysh se vendi juaj vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqe për ndalimin prej meje të tetë luftërave dhe më shumë, nuk ndjej më një obligim që të mendoj vetëm për paqen. Ndonëse do të jetë përherë dominante, mund të mendoj tani se çfarë është mirë dhe gjëja e duhur për SHBA
shkruan Trump.
Nisur nga ky paragraf, angazhimi i zhurmshëm për krijimin e një Bordi Paqeje për Gazën është asgjë më shumë sesa një investim i Trump për Nobelin vitin që vjen, ndërkohë që ndërhyrja në Groenlandë krijon nga ana tjetër një situatë surreale.
Presidenca amerikane nuk duket të ketë më ndonjë gjë racionale dhe po ecën me parimin e turbullimit të gjithçkaje duke injoruar edhe nevojën për një koherencë minimale.

Comments
C'fare Nobeli kerkon ky matuf
C'fare Nobeli kerkon ky matuf, qe sa vjen e po behet me sonambul se "sleepy Joe".
Brenda vitit te pare si President bombardoi kater shtete, Yemen, Iran, Nigeria dhe Venezuela. Edhe "paqen" ne Gaza e ka kthyer ne nje cirk qe me shume eshte show se sa baze ne realitet.
Tok me stafin e tij proklamojne se "perdorimi i fuqise behet per te sjellur paqe....".
Ky Sharlatan akuzon Maduron per ganster droge dhe Khamenein per kriminel kur vete ulet me gangsters e kriminele si MBS te Saudise dhe Al Jolan te Sirise.
Nobelin me pare duhet ta marre Bibi se sa ky, pasi Nobeli sot po u jepet vrasesve. I pari vrases qe e mori ishte Obama. Ky I fundit vrau qindra civile te pafajshem me Drone nga Afghanistani ne Irak, Siri e Libi. Kete vit e mori po ashtu nazistja nga Venezuela, Machado.
Nobel Prize nuk ka me vlere
Add new comment