Korrupsion me tenderat, arrestohet Federica Mogherini

Postuar në 02 Dhjetor, 2025 14:07

Korrupsion. Akuza dhe dyshimi për këtë vepër janë tashmë globale dhe prekin sfera të larta edhe të atyre që predikojnë mbarë botës luftën ndaj korrupsionit. Mediat raportojnë sot se pak më parë policia belge ka ushtruar kontroll në Shërbimin Europian të Shërbimit të Jashtëm në kuadër të një hetimi të nisur pas akuzave se Shërbimi dhe Kolegji i Europës ka shpërdoruar fonde të BE-së në vitet 2021-2022.

Operacioni është drejtuar nga policia federale belge dhe zyra antikorrupsion e BE-së dhe si pasojë e tij ka ardhur edhe arrestimi i Federica Mogherinit, ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme. Mogherini ka qenë rektore e Kolegjit që nga viti 2020, si dhe drejtuese e Akademisë Diplomatike që nga viti 2022. Për tenderin e kësaj të fundit është përpiluar edhe akuza.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.