Samit i BE-së në Ukrainë për të zhbllokuar anëtarësimin

Postuar në 11 Nëntor, 2025 20:00

Në muajin dhjetor pritet që në Ukrainë të zhvillohet një samit mepërfaqësues ët BE-së me synim zhbllokimin e anëtarësimit të vendit në bllok.

Samiti parashikohet të jetë informal me ministrat e Jashtëm të BE-së dhe do të mbahet më 10 dhjetor në Lviv.

Takimi konfirmohet nga mesazhet zyrtare të shpërndara në media, vjen ndërkohë që Brukseli po përpiqet të sigurojë mbëshetje shtesë për Ukrainën me një paketë të re prej 140 miliardë eurosh kredi që do të merret nga asetet e ngrira të Rusisë, të cilat ende kundërshtohen si masë nga Belgjika.

Në vitin 2022, Ukraina mori statusin kandidat dhe ka ndërmarrë disa reforma, ndonëse brenda BE-së ajo ka kundërshtarë të hapur si kryeministri hungarez Viktor Orban.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.