Protesta e PS-së kundër Kurtit mbyllet pa incidente! Përmendet edhe Thaçi!

Protesta për lirimin e Hashim Thaçit me shokë u bë. Ata që ishin thonë që ishin me mijëra shqiptarë. O fol, u këndua, u akuza dhe protesta mbaroi. Jeta vazhdon, Hashimi me disa të tjerë mbeten në burg dhe me protestë e pa protestë, do të gjykohen.
U tha se protesta u bë kundër një padrejtësie të madhe ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Mundet që kjo të ketë qenë një ndër arsyet, pasi ata që morën pjesë në të, ata që e mbështetën nga Parlamenti dhe qeveria po bëjnë çmos të marrin mungesat. Të bëjnë apelin. Mungoi Vetëvendosja! Mungoi kryeministri I Kosovës, Albin Kurti. Mungoi një pjesë e atyre që duhet të ishin.
Sepse ka një zakon që na vjen me Partinë e kriminelëve të Shqipërisë, pra Partinë Socialiste, I cili thotë se si duhet menduar, kur duhet menduar, pse duhet mendur, kush është I mirë, kush është I keq, kush vlen e kush jo, tradhëtar e atdhetar. Është një zakon I ligjërimit absolutizues që ngrihet mbi premisën iluzive tashmë se kjo parti dhe ky grupim ka monopolin e së vërtetës politike.
Një protestë e vërtetë nuk ka nevojë për regjistër mungesash. Analiza e saj matet me ndikimin që ka në përmbushjen e qëllimit të vënë. Çfarë po ndodh? Po ndodh që e gjithë klasa punëtore e medias po vë në dukje sesa ndikoi ky manifestim kombëtar në kredibilitetin e Albin Kurtit. Sa kjo e dëmton imazhin e tij.
Pra njerëz që para protestës dilin e shkruanin: ja pse do të shkoj në protestë! Tani dalin e vënë në dukje: Albin ku ishe?
E bëjnë këtë kur ne e dimë që këta janë, ekzistojnë në jetën publike, flasin dhe shënohen si të tillë se ashtu u thotë partia. Mjafton sjellja publike dhe mënyra si tentohet të devijohet protesta si presion politik mbi një palë, për të kuptuar se pakkush në të ka qenë për Hashim Thaçin. Ata thanë se do të vinin, erdhën dhe flasin për të shënuar emrin.
s.zaimi
Add new comment