Po bëhemi gati për çdo gjë, por Rusia kërkon një Traktat të ri për armët strategjike

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka njoftuar përgatitjen e vendit të tij, forcave ushtarake strategjike për çdo eventualitet pas përfundimit të afatit të Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike në vitin 2026. Në një takim me Këshillin e Sigurisë së Rusisë, Putin ka vënë në dukje se “Rusia po përgatitet që të reagojë me mjete dhe jo me fjalë përkundër çdo kërcënimi”.
Sipas palës ruse, stabiliteti strategjik është në vijimësi i përkeqësuar për shkak të veprimeve të Perëndimit, ndërkohë që në optikën e Kremlinit mohimi tërësor i trashëgimisë së START do të ishte në shumë drejtime një hap miop me ndikim negativ edhe mbi Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore.
Rusia do të donte të ruhej status quoja e vendosur nga START i Ri për të shmangur provokimin e një gare të re armësh dhe për të siguruar një nivel të përshtatshëm parashikueshmërie dhe kufizimi
shkruan agjencia “Tass”.
Add new comment