OKB: 391 milionë fëmijë obezë në botë

Postuar në 10 Shtator, 2025 17:36

OKB-ja raporton se në kohën e sotme numri i fëmijëve që janë obezë tejkalon numrin e fëmijëve  nënpeshë. Sipas UNICEF, ky është rasti i parë kur obeziteti tejkalon nënushqyerjen për fëmijët e moshës së shkollës duke qenë i pari një formë e kequshqyerjes mes të rinjve nga mosha 5-19 vjeç.

Sipas raportit të publikuar, që nga viti 2000 numri i fëmijëve nën peshë ka rënë nga 13% në 9.2% me të dhënat e marra në 190 vende. Në të njëjtën periudhë obeziteti është trefishuar nga 3% në 9.4% duke e çuar numrin global të fëmijëve mbipeshë në 391 milionë.

Pjesa më e madhe e këtij fenomeni shfaqet në vende me të ardhura të larta, me shkak kryesor ushqimet e hiperprocesuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.