Arrestohet në Itali një ukrainas i dyshuar si koordinator i sulmit ndaj Nord Stream 2

Autoritetet italiane kanë arrestuar në Rimini një shtetas ukrainas që është nën dyshime për pjesëmarrje në aktin e sabotazhit ndaj gazsjellësit verior, Nord Stream 2 në shtator të vitit 2022.
Ndalimi është bërë në zbatim të urdhër arrestit europian lëshuar nga Gjykatë Federale në Gjermani në gusht të vitit 2025.
Sergey K. është ndaluar në kuadër të një operacioni të përbashkët dhe dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim për organizimin e shpërthimeve dhe sabotazheve të paligjshme.
Lidhur me incidentin në fjalë, ai ndodhi në afërsi të ishullittë Bornholmit dhe Sergey K. mendohet se ishte një ndër koordinatorët. Vlerësimi zyrtar se pas sabotimit qëndronin ukrainasit, u bë nga autoritetet gjermane, dy vjet më parë.
Add new comment