Zhduket Daniel Shima, ish-zv.drejtori i AKSHI-T

Postuar në 21 Gusht, 2025 00:37

Familjarët e ish-zv.drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Informacionit, Daniel Shima, kanë denoncuar sot në polici zhdukjen e tij. 
Nga burime policore raportohet se kontaktet e familjarëve me Shimën kanë humbur që prej paradites së djeshme. 

Daniel Shima ka mbajtur për disa kohë postin e nëndrejtorit të AKSHI-t, detyrë nga e cila është larguar në vitin 2024, një akt që u komentua në media të ndryshme se lidhet me procedura hetimore për prokurimet e AKSHI-t. 

Në korrik të vitit 2024, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi në një intervistë se Daniel Shima ishte kërcënuar, por pa specifikuar se për çfarë.

Daniel Shima figuron edhe si aksioner në disa kompani. Policia ka konfirmuar denoncimin e familjarëve dhe njofton se ka nisur kërkimet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.