Greqia ndalon plazhin në 13 zona të Atikës

Postuar në 08 Gusht, 2025 15:05

Ministria greke e Shëndetësisë ka lëshuar një qarkore sipas së cilës ndalohet larja në 13 zona bregdetare përgjatë rajonit të Atikës.

Sipas qarkores që referohet në media, zonat në fjalë “nuk përmbushin standardet e legjislacionit të ujërave të plazhit”. Zonat e ndaluara përfshijnë: portet, kantieret, limanet e përhershme, zonat e çmontimit të anijeve, vija nga porti I Pireut në Perama, nga Skaramangas në plazhin e Aspropyrgos.

Vendimi i marrë në mes të sezonit turistik sjell në vëmendje rëndësinë e shëndetit publik mbi suksesin e turizmit. Një legjislacion i tillë përkon me nevojën e matjeve në terren dhe duhet thënë se deri më sot në Shqipëri, nuk ka njoftime të ngjashme për zona ku ndalohet të bëhet plazh nga njerëzit. Nuk është e qartë nëse është mungesë legjislacioni, apo neglizhencë, por është e pakuptimtë që vija bregdetare të jetë e gjitha në përmbushje të standardeve sidomos kur dihet se një pjesë e madhe e mbetjeve urbaen dhe ujërave të zeza derdhen në det.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.