Dodik shkarkohet si president i Republikës Srpska

Postuar në 06 Gusht, 2025 18:39

Milorad Dodik është shkarkuar nga pozicioni i tij si president I Republikës Srpska. Komisioni Qendror I Zgjedhjeve në Bosnje, ka vendosur largimin e tij, pasi një gjykatë vendosi ta dënonte atë me 1 vit burg dhe gjashtë vjet përjashtim nga politika.

Komisioni tha se Dodik ka të drejtën e apelit, ndërkohë që ai vetë raportohet se ka ndërmend të thërrasë referendum. Avokatët e tij citohen të jenë shprehur se do të çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit aktual.

Bashkimi Euorpian u shpreh se vendimi është detyrues dhe duhet respektuar, ndonëse kreu i Parlamentit të Republikës Srpska, Nenad Stevandiç ka deklaruar se Dodik nuk e ndalon dot asgjë në Bosnje.

Nuk është pa rëndësi të nënvizohet se vendimi vjen ndërkohë që ish-presidenti i Kosovës, Thaçi u konfirmua me qëndrim në burg, një masë që I heq Beogradit alibinë e rastit.

Comments

Submitted by tata (not verified) on

po c'lidhje ka Dodik me Thacin. Thaci lepinte bythen e amerikaneve, e ishte dele, e ky nuk e can shume per EU a USA.
Plus qe behet fjale per nje republike autonome e Bosnja pak/hic kontroll ka mbi republika serpska.
Ai i ka te gjithe me vehte dhe sa per EU ai i ka bere lanet me kohe sidomos te derguarin qe tha qe po i cante menderen.
Sarajevoja nuk ka asnje mekanizem forcues per kete ceshtje dhe perderi sa Dodik nuk ju del ne shteg europianeve a boshnjakeve ... kjo eshte endrra ne kuti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.