Vuçiç: 30 vjet padrejtësi ndaj serbëve
Presidenti I Serbisë Aleksander Vuçiç ka deklaruar gjatë një takimi në Sremski Karlovci me rastin e 30 vjetorit të operacionit “Stuhia” se në 30 vitet e fundit, serbët i janë nënshtruar padrejtësive të mëdha.
Perëndimi e shkatërroi Jugosllavinë dhe thanë: Pse duhet që të serbët të jetojnë në një shtet? Ne do t’i ndajmë ata dhe do të njohim menjëherë ata që ishin aleatët tanë gjatë Luftës së Dytë Botërore
citohet të jetë shprehur presidenti serb.
Sipas tij, lëshimeve që serbët dhanë në Dejton, iu kundër-ofrua mocenimi i Kosovës. Vuçic madje ka folur “për sigurime” që u dhanë nga Perëndimi, të cilat siç provoi historia nuk u mbajtën. Ai ka folur për spastrim në Krajina, spastrim i cili “ishte i vështirë të shihej nga serbët”.
Ne heshtëm, ata na detyruan të heshtim. Na thanë: Shikoni të ardhmen, nuk do të ketë më konflikte, askush nuk do e prekë Kosovën tuaj, është e jauja, është komisioni Badinter, çdo gjë në rregull. Keni edhe Republikën Srpska…
është shprehur ai.
Presidenti serb e ka analizuar të gjithë procesin shpërbërës të Jugosllavisë si një atentat ndërkombëtar ndaj sovranitetit historik të kombit serb, që është edhe njëherë viktima e vetme.
Kjo narrativë e pandryshueshme e autoriteteve serbe riafirmon pozicionin gjeopolitik real të serbëve në raport me Perëndimin, rajonin dhe historinë e afërt politike. Ajo paralajmëron se herët apo vonë padrejtësia që perceptohet si e tillë do të militarizojë sërish politikën dhe shoqërinë të paktën në sentimentin antiperëndimor që mbetet ferment I një ortodoksie që nuk oksidohet.
Add new comment