Ekspertët e Kodit të ri Penal. Qeveria kontribuoi dhe koordinoi punën

Postuar në 02 Gusht, 2025 19:29

BIRN rsporton së fundmi se drafti i Kodit tē ri Penal u hartua me nismë të qeverisë në vitin 2019 dhe se ai ishte gati në vitin 2023. Duke cituar Arben Rakipin, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, media në fjalë sjell edhe listën e ekspertëve që kanë kontribuuar. 

Përgjegjësi i sektorit të së Drejtës Penale në Drejtorinë e Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, ish-prokurori Bledar Mustafaraj, pedagogu Skënder Kaçupi; gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj; gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Tereza Merkaj; gjyqtari i Shkallës së Parë të Posaçme, Erjon Bani; dhe gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha. Nga organi i akuzës, pjesë e grupit ishin prokurorët Kujtim Luli, Arqile Koça, Ylli Pjetërnika dhe Andi Pogaçe.

Rakipi tha se për draftin kontribuan edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, pa përmendur emra konkretë

raporton media në fjalë. 

Ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se qeveria nuk dinte gjë për draftin dhe se ai nuk kalon në Parlament pa vulën e BE-së. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.