Vucic flet për "masa të reja" për rivendosjen e ligjit në Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka paralajmëruar marrjen e masave të reja për atë që e qka quajtur rikthim të normalitetit në vend. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Apelit në Novi Sad që kaloi në arrest shtëpie tri aktivistë që sipas tij akuzohen për përpjekje të përmbysjes së rendit kushtetues, Vucic ka theksuar se ata gjyqtarë apo prokurorë që përkrahin banditizmin, dhunën dhe huliganizmit, nuk do të shërbejnë më. Vucic ka folur për masa të reja “shumë pozitive” që po merr për të rivendosur ligjin.
Në mbështetje të kësaj narrative ka ardhur edhe Kisha Ortdhokse Serbe që përmes Arkdioqezës së Beograd-Karlovcit ka transmetuar podcastin e parë me titull: “Revolucioni me ngjra apo sulmet e medias ndaj Kishës”, një qasje që paralelizon e madje përputhet me akuzat e Vucic ndaj protestuesve.
Add new comment