Gjermania ndalon"Mbretërinë e Gjermanisë" dhe arreston "Mbretin Peter I"
Autoritetet gjermane kanë ndaluar aktivitetet e një grupi separatist të njohur si “Mbretëria e Gjermanisë”. Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt deklaroi ndalimin dhe njoftoi kontrollet e ushtruara në shtatë lande. Të arrestuar janë katër anëtarë të grupit mes të cilëve edhe “mbretin” Peter Fitzek, i dënuar më parë për veprime ilegale bankare.
Këta ekstremistë krijuan një kundër-shtet në Gjermani dhe drejtonin operacionet financiare kriminale. Ata e përforconin pretendimin e tyre të rremë për pushtet me teori konspirative antisemitike. Një demokraci kushtetuese nuk mund ta tolerojë këtë
është shprehur Dobrindt.
“Mbretëria e Gjermanisë” u krijua në vitin 2012 në qytetin e Vitenbergut dhe në krye të saj u vendos Peter Fitzek, i quajtur “Mbreti Peter I”.
Add new comment