Edhe 6 ditë nga përralla

11 maji po afron dhe pyetja e të gjithë të njohurve nis e përsëritet më shpesh: si e sheh rezultatin?
Fati e do që kam pak të njohur dhe pyetjen e dëgjoj rrallë, pasi është e hamendësueshme që sa më shumë të njohur të kesh aq më shumë do e dëgjosh fjalëkryqin e analizës elektorale.
Fundja, ne tashmë nuk dimë të diskutojmë për ndonjë gjë tjetër në këtë vend: ose për politikë, ose për krimin, ose për pronat. Ka edhe diskutime sezonale si për pushimet.
Kështu që duam nuk duam zgjedhjet të dalin para si çështje mbarëshoqërore, edhe pse duhet ta themi qysh tani: këto zgjedhje janë nga ato që nuk e cenojnë më sigurinë e shumëkujt si më parë. E keqja është e shpërndarë ngado dhe kushdo ta marrë timonin në këtë vend, nuk ka për të bërë më ndonjë dëm më të madh se kaq.
Nuk mjafton pyetja e të gjithëve për të gjithë, tani edhe Facebook I shtohet apelit për zgjedhjet duke dalë vullnetar në rolin e seksionit të promovimit: bëhu gati për të votuar në Shqipëri!
Edhe shqip edhe anglisht mesazhi!
Është një agresion që ilustron pakuptimësinë e një procesi që është formalizuar në rituale që nuk ndryshojnë më asgjë.

Add new comment