Ministri i Jashtëm hungarez: Zelensky refuzoi armëpushimin e përkohshëm

Postuar në 12 Dhjetor, 2024 19:06

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka deklaruar se Kievi zyrtar ka refuzuar një marrëveshje armëpushimi me Rusinë, propozuar nga Budapesti së fundmi. Lajmi raportohet nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, “Tass” sipas të cilës Szijjarto ka komunikuar në telefon me homologun rus, Lavrov.

Në vijim të një bisede të mëparshme telefonike mes Presidentit rus Putin dhe kryeministrit hungarez, Orban, pas diskutimeve që ky I fundit pati me presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump, rreth situatës në Ukrainë, Peter Szijjarto tha se propozimi hungarez për një armëpushim të përkohshëm në “frontin ukrainas” dhe një shkëmbim në masë të madhe i të burgosurve u refuzua nga Zelensky, siç mësoi Budapesti përmes zyrtarëve të regjimit të Kievit

shkruan “Tass”.

Agjencia citon ministrin e Jashtëm rus, Lavrov, të jetë shprehur se propozimi hungarez, i ngjashëm me propozimet turke, ka natyrë strikt humanitare dhe synon të sigurojë zinxhirin ushqimor në detin e Zi dhe të sigurojë centralet bërthamore. Lavrov ka folur për një gatishmëri të Rusisë për një zgjidhje realiste të konfliktit, duke konsideruar çdo propozim që vjen nga vende të ndryshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.