Serbia është nën presionin e luftës hibride

Edhe Serbia ndodhet nën presionin e një lufte hibride. Të paktën kështu deklaron ministri i Brendshëm Ivica Daçiç, që në një intervistë për televizionin shtetëror serb ka deklaruar se protestat që vazhdojnë tashmë nuk kanë lidhje me kërkesat e parashtruara.
Të gjitha kërkesat e studentëve për rindërtimin e stacionit në Novi Sad janë përmbushur. Të gjithë të ndaluarit gjatë protestave janë lëshuar dhe financimi i universiteteve është rritur me 20%
ka thënë ai.
Sipas tij, opozita serbe ka humbur legjitimitetin e vet dhe po drejtohet tek mjetet e dhunshme edhe nisur nga fakti se 90% e tubimeve të saj janë të paregjistruara.
Ndonëse jemi të ekspozuar ndaj një lufte hibrid, situata e sigurisë mbetet e qëndrueshme. Shteti është më i fuqishëm se të gjitha sfidat
ka thënë ai.

Add new comment