Digjet mauzoleumi i Hafëz al-Assad në Qardaha
Rebelët sirianë të grupit që tashmë ka pushtetin kryesor në Siri, Hayat Tahrir al-Sham, kanë djegur varrin e babait të Bashar al-Assad në Damask. BBC-ja raporton për video të rebelëve që këndojnë duke parë varrin që digjet brenda mauzoleumit të Qardaha në veriperëndim të Latakias.
Hafëz al-Assad sundoi Sirinë prej vitit 1971 deri në vitin 2000 dhe vinte nga një familje alavitësh, një pakicë shite në Siri me përqendrimin kryesor në Latakia.
Sipas agjencisë “Reuters” të hënën që shkoi, një delegacion i grupit HTS dhe Ushtrisë së Lirisë Siriane u takuan me një përfaqësi alavitësh në Qardaha dhe morën mbështetjen e tyre. Nga takimi njoftohet se ka dalë një dokument në të cilin nënvizohet diversiteti fetar i Sirisë.
Add new comment