Nga Grupi i miqësisë Shqipëri-SHBA hiqen emrat e Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Pjerin Ndreut. Ervin Bushati në krye te shoqatës së miqësisë Shqipëri-Australi

Zgjidhet ngërçi i krijuar në formimin e grupit parlamentar të miqësisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. “Top Channel”, informon se që prej pasdites së të premtes, në faqen online të Parlamentit është publikuar lista e re me 36 anëtarët e këtij grupi miqësie, tejet i debatuar javët e fundit. Nga ky grup janë hequr emrat e tre deputetëve të cilët janë: Tom Doshi, Mark Frroku dhe Pjerin Ndreu. Ky grup kryesohet nga Pandeli Majko. Po ashtu, emri i Tom Doshit është hequr si kryetar i grupit të miqësisë Shqipëri-Australi dhe është zëvendësuar nga ai i Ervin Bushatit
Add new comment