E ardhmja e sistemit Euroaziatik ka nisur. Ky është një konflikt mes shumicës së popullsisë së botës dhe një pakice

Postuar në 10 Nëntor, 2024 16:54

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka mbajtur tri ditë më parë një fjalim të gjatë në një aktivite të organizuar nga “Valdai Club”, që mbush 20 vjet që nga krijimi. Klubi është një qendër studimore dhe analitike me rëndësi dhe që përpunon politika të afërta me Kremlinin. Në fjalën e vet, Putin ka prekur thuajse të gjitha çështjet e rëndësishme të aktualitetit ndërkombëtar duke vënë theksin te rëndësia e madhe që duhet konsideruar e parimit të sovranitetit dhe bashkëekzistencës. Duke prekur çështjen e ideologjive totalitare, Putin ka lënë mënjanë komunizmin që në Perëndim barazohet me fashizmin dhe është ndalur si shembull vetëm te nazizmi. Për të evidentuar një qasje kontuiniteti në politikë me ish-Bashkimin Sovjetik.

Vendi ynë, që atëherë quhej Bashkimi Sovjetik, ka dhënë një konribut të madh në konsolidimin e prirjeve të harmonisë dhe zhvillimit. Bashkimi Sovjetik asistoi shtete që kishin braktisur varësinë koloniale apo neokoloniale sinë Afrikë, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme apo Amerikën Latine

është shpreur ai.

Duke theksuar rolin e Bashkimit Sovjetik gjatë fundit të Luftës së Ftohtë, Putin ka përsëritur qëndrimin e tij se qasja e disa vendeve perëndimore pas viteve ’90 ndaj Rusisë ishte ajo e një padroni me një lodër.

Atyre u mungonte optika më e gjerë dhe kultura e përgjithshme si dhe vetëdija politike; atë nuk arritën të kuptonin situatën dhe Rusinë

është shpreur ai.

Lidhur me natyrën e konflikteve të sotme, në një prej të cilin është përfshirë edhe shteti i tij, presidenti rus ka shprehur mendimin se ato:

Nuk janë konflikte të kujtdo ndaj të gjithëve shkaktuar nga digresioni ndaj rregullave që Perëndimit vijon të na tregojë. Jo. Është një konflikt mes shumicës dërrmuese të popullsisë së botës që do të jetojë dhe zhvillohet në një botë të ndërlidhur me sa më shumë mundësi dhe një pakice globale, shqetësimi i vetëm i së cilës është të ruajtja e dominimit të vet. Për të arritur këtë synim ata janë të gatshëm të shkatërrojnë arritjet që janë rezultati i një periudhe të gjatë lëvizjeje drejt një sistemi të përbashkët botëror. Siç po e shohim nuk po ja dalin dhe nuk do të arrijnë t’ia dalin

Fjala e Putin është përqendruar e gjitha te Siguria e rendit ndërkombëtar dhe nevoja për arritjen e një konsensusi për të inkorporuar të gjitha intreresat. Ai ka akuzuar SHBA se e përdor NATO-n si instrument për politika të vetat, ndërsa vijon ta cilësojë atë si një organizatë të niveit të dytë.

Më besoni kur ua them. E di për çfarë po flas

ka thënë ai.

E vetmja mënyrë për të mbajtur NATO-n në këmbë është krijimi i një kërcënimi dhe këtu hyn në lojë Rusia. Dhe për rolin e Rusisë nga pikëpaja e Rusisë Putin ka përsëritur edhe njëherë se kushdo duhet të kuptojë dhe pranojë vendin e saj në historinë e marrëdhënieve diplomatike dhe rendit ndërkombëtar modern.

Historia jonë, përfshirë atë të diplomacisë kombëtare, ka demonstruar vazhdimisht vlerat e nderit, fisnikërisë, paqes, tolerancës. Mjafton të kujtohet roli i Rusisë në formësimin e rendit në Europën e pas luftrave napoleonike. E di se disa njerëz e interpretojnë këtë deri diku si një përpjekje për të ruajtur monarkinë e kështu me radhë. Por nuk është kjo çështja tani

ka thënë Putin që ka kujtuar se:

e ardhmja e sistemit Euroaziatik ka nisur të marrë formë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.