“Si e sheh Europa Gjermaninë”, kopertina e “Spiegel” shkakton polemika

Angela Merkel mes nazistëve me titullin "Superfuqia gjermane ". Kjo është kopertina shokuese e numrit mëtë fundit të revistës “Spiegel” që ka publikuar një reportazh se si Europa e sheh Gjermaninë. Në fotomontazhin e revistës shfaqet kancelarja gjermane e veshur me ngjyra të shndritshme, me sytë nga qielli, ndërsa rrethohet nga hierarkë të Rajhut të Tretë në bardh e zi. Agjencia e Lajmeve “Ansa” raporton se kjo kopertinë ka shkaktuar polemika të forta dhe se pas pak orësh në Berlin mbërrin Aleksis Tsipras, kryeministri grek.
n.k
Comments
Ndryshimi ne mes personazheve
<p>Ndryshimi ne mes personazheve bardh e zi dhe Angela Merkelit me ngjyra te ndryshme asht se te parte ishin force e madhe ushtarake, ndersa Angela Merkel asht force e madhe ekonomike.</p>
Add new comment