Doshi paraqet raport mjekësor, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Të mërkurën, dëgjesë e hapur për mediat

Postuar në 23 Mars, 2015 05:27

Pasi deputeti Doshi paraqiti një raport mjekësor përmes avokatit të tij Vladimir Meçe, ku theksohej se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk ishte në kushte të favorshme për të parashtruar para deputetëve mbrojtjen e tij, as sot Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk mundi të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku.

Në kërkesën për shtyrje të mbledhjes, Doshi shprehet se mbas dy ditësh do të ishte i gatshëm për të bërë mbrojtjen përballë kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e tij. Kjo kërkesë u pranua nga anëtarët e Këshillit. Po ashtu në mbledhjen e kësaj të hëne nuk ishte i pranishëm as kreu demokristian Mark Frroku, për të cilin Prokuroria kërkoi gjithashtu arrestimin nën akuzën se kanë inskenuar atentatin.

Frroku paraqiti mbrojtjen me shkrim në Këshill, ndërsa të mërkurën të dy kolegët deputetë pritet të dëgjohen publikisht në një mbledhje të hapur për mediat.

 

a.k

Comments

Submitted by Tr (not verified) on

<p>Te shkuara Tom djali! Je cik pa qejf te besojme. Mbase ke ndonje luhatje tensioni qe te eshte shkaktuar kur hipje mbi hekuar 4 vite me pare per te mbrojtur votat e Edvinit!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.