PD nis betejën me krimin. Fton deputetët me rekorde kriminale t’i thërrasin ndërgjegjes dhe të japin dorëheqjen nga mandati. Halimi thotë se pas moralit vjen kushtetuta

Postuar në 23 Mars, 2015 07:42

Një përfaqësi deputetësh të opozitës  e përbërë nga deputetët Eduart Halimi, Gent Strazimiri dhe Oerd Bylykbashi prezantuan para mediave platformën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin e parlamentit dhe administratës. Përtej aspekteve teknike që përmban ky dokument dhe që do t’i propozohet komisionit parlamentar të dekriminalizimit, ku veçohet dispozita kushtetuese që parashikon ndërprerjen e mandatit për  deputetët që dalin me rekorde kriminale, opozita e lidh pastrimin e politikës edhe me vetë moralin e deputetëve. Teksa kanë shprehur vullnetin e hekurt të opozitës për betejën me krimin, Halimi, Strazimiri dhe Bylykbashi u kanë bërë thirrje deputetëve me biografi “kriminale” të reflektojnë dhe të japin dorëheqjen para se të nisë  fshesa kushtetuese  e dekriminalizimit.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.