Ndërtimet tek diga e liqenit, gjobë kompanisë për ndotjen e mjedisit për shkak të punimeve. Pezullimi nuk ka gjasë

Një gjobë në digën e liqenit, jo për ndërtimin e pallatit por për ndotjen e mjedisit për shkak të ndërtimit. Kompania “Gener 2” është gjobitur me një shumë prej rreth 10 milionë lekë nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, lidhur me ndërtimet e kompleksit të pallatit 17-katësh që po kryen tek diga e Liqenit Artificial.Sipas komunikatës së ISHM, masa administrative e gjobës është marrë jo për ndërtimet që po kryhen, por për pastrimin e munguar të terrenit përreth. Sipas kryeinspektorit Ergys Agasi, nëse kompania nuk merr masa për pastrimin e terrenit brenda afatit 10 ditor, atëherë Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit do pezullojë punimet. Duket se pezullimi i ndërtimit të këtij kompleksi, objekt i shumë protestave, nuk ka gjasë dhe qeveria po tenton të “qetësojë shpirtrat” me gjoba anësore.
a.k
Add new comment