Videoja për Shkëlzen Berishën, kreu i Kuvendit Meta: “Spartak Braho i ka treguar nja 2 video Doktorit. Por s’ja ka treguar të gjitha”

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka qenë sot i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ku ka folur për situatën e fundit politike. Përpos elementëve të tjerë, si kërkesa për dorëheqje e opozitës, apo hetimi, Meta ka folur edhe për çështjen e videos ku përfshihet edhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha. Ky element u bë publik prej vetë kreut te Kuvendit, seancën e parë parlamentare pas akuzave të Tom Doshit, në të cilën ai iu drejtua ish-kryeministrit pikërisht me këtë mesazh. Meta ka pranuar se janë dy video, të cilat Berisha i ka parë, por se ka edhe të tjera. “Nuk ia vlen të merremi me video…Ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për doktorin, Spartaku i ka treguar edhe nja 2 video doktorit, s’ja ka treguar të gjitha, por do ketë rastin t’ja tregojë edhe të gjitha”, tha ai. Gazetari Babaramo e ka pyetur edhe për marrëdhëniet me Berishën, për të cilat kryetari i Kuvendit ka dhënë këtë përgjigje: “Po mirë, edhe njëçikë malësor jemi ne…Varet se si e përjeton angazhimin politik, si përgjegjësi, apo edhe si sëmundje, e më duket se doktori ka këtë problemin e fundit dhe kjo e bën të dalë nga realiteti, të shohë ëndrra me zgjedhje të parakohshme, vrasje, tritol, dhe të shohë një qamet që s’ka asnjë zgjidhje tjetër përveç kthimit të doktorit në pushtet, mundësisht pa vota….Zoti Berisha mbetet dobësia ime”(http://www.gazetadita.al/meta-braho-i-ka-treguar-dy-video-be...).
s.z
Comments
Metoda mafioze shantazhi dhe
Metoda mafioze shantazhi dhe kundershantazhi. Meta duhet ndjekur nga prokuroria, hetuar, dhe ne pamundesi per tu gjykuar ne gjykata, te shenohen publikisht keyo xhevahire, me qellim qe kur te vije koha, te marre ate qe meriton.
Prokuroria duhet te sekuestroje videot e Brahos, dhe ne se ka inkriminim te Xenin te Babit, te filloje procedimin e tij.
Per nje Bir qe fyen babane e

Per nje Bir qe fyen babane e tij,

ose qe e nderon duke i permendur moshen e Spartak Brahos,

qe pastaj e ndot gojen me dosje e video te tilla,

dhe ne momentin me pas thote "pafajesisht" se "Te lutem, nuk kam ardhur per keto gjera, nuk di gje une,

Braho di nga keto gjera, Braho eshte mosha e babait tim, une s'di gje..." dhe biseduesi zoteria e emisionit

e kalon keshtu, paq, e lejon dhunen ne ekran, on line, harron misionin e tij si gazetar, dhe habitet diten tjeter

kur ate personalisht e fyejne apo e marrin neper kembe...mire t'i behet qe e harrojne per ta ftuar...

Por, a ka shantazhe me te madh se kjo ligjerate lengate fajtori, ne sy te njerezve qe paguajne per keta birbo

qe gjoja akuzojne njeri tjetrin, dhe vazhdojne ta dhunojne kete popull?

Nese ai prokuror qe thuihet se ka ardhur nga nje Familje e munduar nen diktature, do donte te kryente punen e tij,

te respektonte prinderit e familjen e tij, ai duhet ta hapte menjehere ceshtje per kete qenie te majmur ne rrudhje,

ta therriste jo si deshmitar por si te pandehur, dhe jo vetem ate...

Nese paska dosje/video per te permendurit, te verifikohej video dhe ense ka te bej me lirine e teksat e shqiptareve,

te thirren edhe ata...

Turp, turp, turp, qe rrini ne krye te atij populli

Mallkuar do jeni, brez pas brezi. Do t'ju zere haka...se ka Zot vertete, jo sa per ta tallur ju, kur shkoni ne Tomorr...

Add new comment