Zdroms, ti tashmë je një rrangallë politike. Bashkia po hetohet si karkasë hajdutësh, nuk ka çfarë të auditohet
Kam marrë gjithë baltën, gjithë vërejtjet a thua jam shoferi i çdo kamioni plehrash apo në çdo makinë policie. Kështu funksionon, pra ndonjëherë përgjegjësia shkon me atë që ka idenë dhe përgjegjësinë
Besojeni apo jo, por këto fjalë i thotë i vetmi Zdroms me përgjegjësi publike në këtë vend, Erion Veliaj. Zyrtari më i neveritshëm i të gjithë shtetit shqiptar, jovertebrori politik që sot del e deklaron se “përgjegjësia është personale”. Se ai madje nuk mund të akuzohet se çfarë bënin të gjithë drejtorët e tij, që krijuan kompani të posaçme për të marrë paratë publike siç edhe akuzohen. Se ai nuk di gjë se pse paratë vazhdojnë të shkojnë për një incenerator që nuk funksionon dhe madje nuk ekziston.
Zdromsi me emrin e lindjes Erion Veliaj, ligjëron ende gjatë një takimi me të rinj se do t'i bëjë audit bashkisë, me dy kompani të huaja, duke vënë në veprim të njëjat truke propagandistike që i kemi parë më parë. E mbani mend kontratën me Crown Agents të Doganave? Ku shkuam? Nga ana tjetër auditimin e bën KLSH-ja, jo kompani të huaja, gjenerimi dokumentar i të cilave nuk ka vlerë juridike veç si dokumente për përdorim të brendshëm.
Nuk ka çfarë auditi të bëjë kjo qenie ndërkohë që Bashkia e gjithë formalisht po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Nga kolegët e këtij siç edhe i shpalli personalisht.
Nuk ka leksik apo manual të vetëpërmbajtjes të shërbejë për të frenuar ngacmimet neurologjike që nxit kjo qenie për sistemin nervor të çdo njeriu normal. Nuk ka individ ndoshta normal që nuk ndjen të përzjerë nga vetë fakti se në botë ekziston një njeri si Zdromsi që sido që ta kthejë fjalën, sado manovra të bëjë, është tashmë një kartë e djegur politike.
Një rangallë e ndryshkur që nuk është më modeli i referimit për askënd, edhe për ata që e kalojnë jetën duke bërë sikur besojnë atë që u thuhet.
s.zaimi
Comments
Zoti Zaimi ju pershendes dhe
Zoti Zaimi ju pershendes dhe se dyti po ju them qe Erjon Veliaj jo vetem si hajdut i ndyrë por ju hyn ne oborret e shtepivet Tironas vet qe hane familjare te rregullta me dokumentacion me tapi oborri dhe shtëpie megjithëse hane trashëgimtare te te pare vet te tyre dhe prindervet te tyre ka dhen nje leje ndërtimi dy patronazhisti e te quajtur Adrian Hajro qe eshtr edhe arkitekt i firmës domys dhe djalit te Servet pëllumbit qe ka gruan notere dhe si duket si del ajo pasuri dhe shkelin ligjin ju lutem shkoni dhe vertetoheni me syze tuaj ajo ndodhet ne nje nga rrugicat e rrugës Qemal Stafa numer shtëpie 206/1aty ku eshtr akademia hollivud sot shtëpia ime plus qe ju ka rrembyer token tek djegesi ish pronarëve legjitim
Te lutem, zoti Zaimi pasi ta
Te lutem, zoti Zaimi pasi ta shoh me syzet tuaja na raporto se nuk do fleme.
Nuk e di cfare eshte me e keqe lali Eri qe eshte nje llum apo kjo me lart qe perfaqeson opoziten e Shqiperise.
Opo ketu eshte te marresh rruget naten, me injorancen dhe shpirtligesine qe na karakterizon si popull.
Zoteri turpe qe i dilni ne
Zoteri turpe qe i dilni ne mbrojtje nje llumi funderinash qe zapton pronat e botues me pa te drejtë legjitime si do ju vinte ju zoteri t'ja i vente ju keshtu ne shtrime tuaj dhe ne pronen tuaj turpe sa oer ate qe thoni qe une perfaqesoi opoziten e vertet jam shume krenare qe jame ne familjen time dy martirë demokracie njeriun te vrarë ne hetuesin e tiranes dhe tjetrin ne burgun e Burrelit ne kihen e diktaturës komuniste cohuni shqiptare sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj hane dy njeres qe po cojne vendin drejtë diktaturës o sot o kurre
Add new comment