“Panorama” publikon 10 emrat më të kuotuar të PD për Bashkinë e Tiranës. Basha drejt moskandidimit, në listë Bregu, Ristani e Halimi

Degët e Partisë Demokratike në Tiranë kanë përfunduar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Bashkinë e Tiranës. “Panorama” shkruan se burimet e gazetës kanë bërë të ditur se kryetari i PDsë, Lulzim Basha, është propozuar në të gjitha grupseksionet e 11 degëve të PDsë për të garuar për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, por nga burime të besueshme në PD bëhet e ditur se Basha është drejt moskandimit. Ndërsa vihet re se emrat më aktivë në politikën e selisë blu janë propozuar në pjesën më të madhe të degëve të PDsë për të qenë pjesë e garës. Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, ishkryetari Eduard Selami, sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, ishministrja e Integrimit Majlinda Bregu, këshilltari i Bashkisë së Tiranës Besnik Aliaj, ishnënkryetarja e Bashkisë së Tiranës dhe deputetja e PDsë Jorida Tabaku, mjeku i njohur dhe deputeti i PDsë Halim Kosova, si dhe ishministri i Drejtësisë Eduard Halimi janë emrat më të kuotuar nga baza e PDsë në Tiranë.
Comments
Ristani nuk ka skrupuj,
Ristani nuk ka skrupuj, keshtu qe nje humbje do te konsiderohej besnikeri me shume se sa pazotesi per fitore. Per pasoje, reputacioni i tij do rritet ne syte e Bashes pasi i shpeton ketij te fundit mosturperimin, nderkohe qe Saliu gjithsesi Do e konsideroje ashtu siç eshte ne te vertet-- i pamoral dhe gati per te rishitur veten.
Add new comment