“Gazeta Shqiptare” zbardh debatin në PS për zgjedhjet vendore, FinoRuçi, replika për negociatat me LSI-në

Sipas “Gazeta Shqiptare” deputeti socialist, Bashkim Fino kërkoi dje, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që deputetët të ishin informuar më herët për negociatat që u zhvilluan me LSInë, për ndarjen e bashkive. Grupi parlamentar u mblodh pa praninë e kryeministrit Edi Rama, i cili ishte në takimin e pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë ShqipëriBE. “Kam për të thënë dy gjëra”, – mësohet të jetë shprehur Fino. - “Së pari, nuk duhej t’i kishim marrë vesh nga gazetat negociatat dhe ndarjen që keni bërë me LSInë. Do të ishte mirë që të kishte pasur një informim më parë në grupin parlamentar. Jo se ne do të vendosnim apo do ta kthenim marrëveshjen që keni bërë, por do të ishte më e rregullt që edhe ne të njiheshim”, – mësohet të jetë shprehur Fino. Ai mësohet të ketë thënë se përse bashkia e Pogradecit i është dhënë LSI-së.
Add new comment