“MAPO” publikon raportin e 'Krimeve të Rënda' . Çështja 'Doshi', pse u rrëzua kërkesa që të merrej në pyetje Prokurori i Përgjithshëm

Një ditë përpara se të kërkohej arrestimi i deputetëve Mark Frroku dhe Tom Doshi, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesat e Doshit për marrjen në pyetje të Prokurorit të Përgjithshëm, përfshirjen e ekspertëve të huaj në hetime dhe administrimin si provë të pamjeve filmike të aeroportit të Hanoverit. “Nuk konsiderohet e nevojshme pyetja e Prokurorit të Përgjithshëm”, thuhet në vendim. “Nisur nga provat e administruara, vlerësohet se, deri në këtë fazë të hetimit, nuk konsiderohet e nevojshme të kërkohet prova nëpërmjet letërporosisë drejtuar autoriteteve gjyqësore gjermane”, thonë prokurorët. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sqaruar edhe arsyet përse është vendosur rrëzimi i këtyre kërkesave. Katër prokurorët, Adnan Xholi, Blerim Tominaj, Përparim Kulluri dhe Manjola Kajana thonë se pasi janë njohur me kërkesat e shtetasit Tom Doshi, kanë dalë me një vendim të përbashkët. “Në bazë të provave të administruara vlerësohet se, deri në fazën aktuale të hetimit, nuk konsiderohet e nevojshme pyetja e Prokurorit të Përgjithshëm”, thuhet në vendimin e katër prokurorëve të Krimeve të Rënda.
http://www.mapo.al/2015/03/doshi-ja-pse-nuk-u-pyet-prokurori-i-pergjithshem
Add new comment