Konstanin Xhuvani kërkon zbutje dënimi në Apel. “Veprova pa dashje dhe nën efektin e alkoolit”

Konstandin Xhuvani ka kërkuar zbutje të dënimit të tij, duke deklaruar se ka vepruar në kushtet e efektit të alkoolit. News24 raporton se ai ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit që më datë 16 mars duke ngritur në rrugë gjyqësore pretendime për vendimin e Gjykatës së Rrethit që e dënoi me 35 vjet. Ankesë ka bërë edhe prokuroria e cila kishte kërkuar burg përjetë për Xhuvanin, i cili vrau katër persona. Dënimi me 35 vjet u arsyetua nga gjykata si i marrë në kushtet e një gjykimi të shkurtuar për të pandehurin që është djalini ish-deputetes socialiste Luiza Xhuvani.
Add new comment